That Light - AJO DRITË (AL)


AJO DRITË

Qëllimi

Arsyeja   për të cilën shkruajtëm këtë  fletëpalosje me  mjaft faqe  të brëndëshme  në gjuhë të ndryshme  si rusisht , turqisht, shqip,arabisht  dhe bullgarisht etj , është që të  transmetojmë  nëpërmjet ….
(Vazhdon   tek faqja  2)

FILOZOFIA …. QË  NA BASHKON

Thali Milisios

Lindi   më 624 para eres së re   në Milito  të Azisë së Vogël    Turqisë së sotme dhe  konsiderohet si një nga  shtate  të mëncurit e Lashtësisë Aristoteli  e konsideron  si filozofin e parë  të traditës   helene .  
(Vazhdon   tek faqja  2)

Al Kindi
Lindi  më 801 pas erës së re  në qytetin Kufa të Iranit të sotëm  nga një familje e pasur  qe kish  emigruar nga  Jemeni i Ri .
Aty në Kufa  mori   arsimimin bazë dhe  vazhdoi studimet   universitare në Bagdat

(Vazhdon   tek faqja  3)

SHKENCA …QË  NA  BASHKON
Shkolla e  Agronomisë  në lagjen e Platonit

Është një universitet  publik    në kohën  kur u ndërtua,  zona Botanikos ishte  periferike , dhe ishte më se e domosdoshme  të zhvillohej   bujqësia  pranë  kryeqytetit .
Sot mendoj se  për vendin  ku funksionon duket si muze  që duhet transferuar  diku në ndonjë zonë   rurale  të Greqisë   Qëndrore  ku ka  siperfaqe  të pakufizuara  dhe njerëz  të cilet  do të shëndrojnë   njohuritë e shkollës  në eksperimente direkte  mbi token produktive  si dhe studentët  që guxojnë praktikat e reja  me ndihmen e bujqve .
Ç’do të bëhet  me atë tokë tokë  të shenjtë  që do të mbesë , nga parqet e Shkollës së Platonit mbi njëqin hektarë  si dhe  fakultetin e agronomies që ka siperfaqe  shume të madhe mbi 120 hektarë  në anë të djathtë dhe po kaq në të majtë  të rrugës Jera Odhos dmth me parqet  e shkollës së lashtë  340 hektrë tokë publike …
(Vazhdon   tek faqja  3)

MIRKUPTIMI I NDERSJELLTË  MIDIS FEVE .. … QË NA BASHKON -
QENDRA MBARËFETARE E NJU JORKUT

Organizëm   edukimi  qytetar  jo fitimprurës   nën drjtimin e  të nderurarit  James Parks Morton
(Vazhdon   tek faqja  4)

QENDRA MBARËFETARE  DOHA

Organizëm  edukimi  qytetar  jo fitimprurës   nën drjtimin e profesorit Ibrahim  K. Al-Naimi …
(Vazhdon   tek faqja  4)

QENDRA MBARËFETARE  E ARABISË SAUDITE
(K.A.B.A.I.C)

Organizëm  edukimi  qytetar  jo fitimprurës   nën përkujdesin e Mbretit King Abdullah
   (Vazhdon   tek faqja  5)
QËLLIMI (vazhdimi nga faqja 1 ) 

qytetarëve   që jetojnë  në vendin tonë  një zë  që të arrijë deri në Atdheun e tyre  si një mesazh  për  një vision uniteti  në rajonin tonë . Ideja dhe  iniciativa  janë të Pano Paliokostës  I cili para  dhjete vjetësh  kish bërë një    rrefim publik  si propozim  për  bashkine e Ano Liosës , dhe  presioni qe  iu  krijua për tu shprehur  nga pozicioni I vështirë  i rrefimit public duke u larguar I lëshoi vendin një  gjurmë   të pashlyeshme në  trurin e tij  me një ndikim  “të mbinatyrshëm “  pikërisht siç  shprehet në slogan. Hollësirat   pershkruhen  në librin e tij   AJO DRITE ..
Një punëtor  qysh 13  deri  18 vjeç  dhe direkt pas ushtrisë  me një punishte të mesme . Sot  pensionist   vë re se në shumë vende krijohen  qendra  mirkuptimi të ndërsjelltë midis   feve , si në Doha  të SHBA   dhe Kanada .Prezantojme sot   tri nga këto Qëndra  të Nju Jorkut  të Dohas   dhe të  Mbretit Abdullah  të Arabisë Saudite . Në qytetin   ndoshta më të madh  kulturor të planetit në Athinë   mund te krijohej dicka më tepër . Një  ambient i madh universitar  për  shkencat  klasike  por edhe  moderne  ekonomike . Ku paralelisht    një sallë kongresesh  të përpiqet të  ç’vlerësojë  dogmatizmin  që na ndan  dhe të nxjerre në pah  filozofinë  dhe shkencën që na  bashkon . Në vendin tonë  bashkegzistojnë  me shoqata serioze  që të tre  përfaqësuesit e besimit   fetar  dhe  mund të fillonte një dialog I tillë . Nëpërmjet kësaj broshure  do të përpiqemi të  promocionojme   dhe të  nxjerrim në pah  gjithashtu  fjalën e lashtësisë që  filloi në këtë  rajon  duke propozuar që   greqishtja  e lashtë ,  mbartësja më e madhe  e kulures  , gjuhë  e vdekur sot , të bëhet   zyrtare  si gjuhë e dytë , në vend të Anglishtes , të rajonit  tonë të madh  ku mbizoteron  besimi  monotheist fetar  Të cilin  duhet ta  vleresojme  si një  trashigimi   kulturore të përbashkët  duke u përpjekur  të bashkojmë të gjithë rajonin .
Në se arrijmë të  bëjmë të qëndrueshem qarkullimin  tonë  periodic , do të  prezantojme  në çdo   botim  shkrime  të një  Ionas  të madh  të Turqisë së sotme  siç u shafaqën  kronologjikisht në  rajonin tonë duke lënë  pas   fjalë të   shkruar , për të arritur   kronologjikisht  tek  epoka  e artë   e Athinës  së Greqisë së sotme  që u krijua pak më vonë  nën ndikimin  e  Ioneve  .
Ky qyteterim I madh     që u  përpuz nga  mbizotërimi   I krishtere  Bizantin  gjeti  ngrohtësi dhe  u perkthye   nga  nga filozofët e medhenj   myslimanë  të epokes  820 e më tutje , që do të fillojmë ti prezantojmë paralelisht .Vlen të theksohet  se përveç  epokes së përbashkët  Aleksandriane  egzistonte  një lidhje  e ngrohtë  e mëpastajme  midis  myslimanëve dhe filozofëve , të cilët me përkthimet  dhe  studimet e reja  përcollën  kulturën   klasike    Evropën e  Errësirës  se atëherëshme   fetare.
Synimi I tretë do të jetë  t’ju  propozojmë  partive komuniste  të rajonit  të kërkojnë  nëpërmjet   inteligjences  një   fjalë të re  duke perdorur  me disa aspekte positive të kapitalizmit  në lidhje me produktivitetin  si dhe  veçnërisht  në lidhje me zbrastirën e madhe  të ndryshimit  normal dhe  të shpeshtë të pushtetit , që të bëhet një  eksperiment i ri  në shkencën e  sociologjisë    e inaguroi  Marksi I Madh . Sipas tij  institucionet   fetare  si më të vjetëruarat do të  transformohen  në nje   organ kolektiv   social  që do t’ju ofrojne sherbime   qytetarëve  pamvarësisht nga   besimi I tyre ,  i përqëndruar  tek  problemet  e tyre   të përditëshme  dhe jo tek   ndryshimet   dogmatike , dhe   mrekullitë e shenjtorëve . Në këtë eksperiment   gjithashtu  punonjësit   në profesion të lirë  do t’ja kthejnë   shoqërisë   pasurinë që krijuan  për t’ju  trashiguar   dikujt  më të përshtatshëm se trashigimtari I tyre  biologjik  dhe  në këtë transformim  institucionet fianaciare(bankat)  mund të shërbenin si  institucione   moderne sot dhe popullore në të ardhemen e palnetit .

Thali Milisios (vazhdimi nga faqja 1 ) 

Mertrand  Ruseli  konsideron Thalinë  si primatori  I  Filozofisë perendimore . Ai u përpoq  të shpjegojë  fenomenet natyrore  pa iu referuar mitologjisë  dhe  ushtroi mjaft   ndikim me këtë pozicionim të tij .Pothuajse të gjithë filozofët para Sokratit  e ndoqën në përpjekjen për të  dhene një shpjegim  për  materien   vazhdimisht  të shëndrrueshme  dhe për egzistencën e botës pa interpretime  mitologjike  që ishte dhe ideja bazë e revolucionit të shkencës . Ai ish gjithashtu I pari  që u përpoq të shpjegojë   parimet bazë  dhe të përparojë  me supozimin  duke u   konsideruar kështu si “ babai i shekcës”   megjithëqë   pati  kundershtime  të forta  se këtë titull e meritonte më tepër Dimokriti . Në   matematikë   Thalia   perdori gjeometrinë për të zgjidhur probleme  si psh   për të llogaritur   lartësinë e piramidave  dhe  disatncën e  anijeve nga   bregu .
I është   quajtur   në gjeometri   vërtetimi I disa  shkaqeve  si dhe  katër rezultatet e teorisë  së Thaliut . Pra si rezultat eshtë  konsideruar  si   matematicieni I pare  I vërtetë  si dhe  I pari që njihet  si   shpikës I një teorie matematike . Konsiderohet gjithashtu si   shkencetari I pare që  u mor me  elektricitetin . Thalia   ndihmoi  për shpjegimin e  fenomeneve natyrore  nëpërmjet  interpretimeve  racionale  dhe përafrimeve   natyrore .
Për shembull thalia  u përpoq të  shpjegonte  tërmetet , me supozimin se toka    noton në ujë  dhe termetet   shfaqen kur   ajo tronditet nga   dallget .
Irakliti  Omerik  beson se Thaliu  nxori   përfundimet e tij duke analizuar  se materia e lengshme   grumbullohej në atmosfere  dhe  si balte ne tokë .
Duket sikur   Thalia   të interpretonte se toka u ngurtësua nga uji  në të cilin noton   dhe rrethohet nga oqeane .
Sipas  iraklitos  Thalia   një herë  parashikoi   një   eklips dielli  i cili është   vërtetuar me metoda shkencore dhe   ndodhi   më 28 Maj BC . Gjithashtu merrte pjesë në aktivitete të ndryshme  duke luajtur   kështu rolin e  bashkëkohorit  në epoken e tij .
Të tjerë thone që  nuk la  gjë me shkrim  të tjerë thonë   se  la një studim  të shkruajtur  për kohëzgjtjen maksimale të  ditës dhe të natës  dhe një tjetër për  kohëzgjatjen e barabartë të ditës  dhe të natës , asnjë nuk është ruajtur .
Rreth jetës së tij private  egzistojnë dy histori  që na i përshkruan Diogjen Laerti . Njëra  që u martua dhe pati një djalë  dhe tjetra , më  mbizotëruesja, që  nuk u martua kurrë dhe kur ish i ri  i thosh nënës së tij se ishte  shumë herët për tu martuar   dhe  kur ish më i rritur   se ishte vonë  për martesë . Plutarku ka treguar se kur Solomoni e vizitoi   Thalinë dhe  e pyeti  për shkakun që ai kish mbetur i vetmuar  , ai iu përgjigj se nuk i pelqente  ideja  që te shqetësohej për femijët . Por disa vjet më vonë   Thalia   mbështetës i familjes   adoptoi  nipin e tij .
 Sa jetoi  nuk është saktësisht e qartë  por Diogjen Laerti   thotë që vdiq 78 vjeç ne Olimbiada (548-545)  ndërsa Sokrati  se  thotë  se ishte 90  vjeç kur vdiq .




















Al Kindi (vazhdimi nga faqja 1 ) 

Në Bagdat  atëherë  funksionote  instituti  i filozofise  të cilin  e kishte  krijuar  halifi  Harum –al- Rasid  dhe e përfundoi  i biri  i tij Al-Mamun  qe qeverisi nga 813 deri më 833. Instituti i filozofisë ishte  një prototip bibloteke  qe  përkthente tekste të kulturave  perse,  kineze ,  indiane si dhe  greke  në gjuhen arabe . Ai organizonte  dhe ftonte gjithashtu  në takime intelektuale  të shquar që shkëmbenin mendime dhe  rendisnin tekstet sipas shkencave . Për sa i përket  tksteve greke në institut u përkthyen  Pitagora, Platoni, Aristoteli, Ipokrati dhe Efklidhi . Al Kindi u  dallua  që herët  dhe iu ngarkua  nga halifët e kohes për të organizuar përkthimet  e teksteve shkencore  dhe filozofike të  filozofëve të  Greqise klasike  si dhe të  kulturave perse , indiane  kineze në gjuhën arabe . Kontakti  me mendimin klasik grek  e shtyu ne vazhdim të shkruajë  qindra studime të tij  rreth   metafisikës, moralit, logjikës,psikologjise farmaceutikës, matematikës, astronomisë, astrologjisë,meteorologjisë, zoologjisë,filozofisë dhe gjeometrisë. Gjithashtu në matematikë transportoi dhe e zhvilloi sistemin indian të numurimit  i cili në formen e tij përfundimtare  mbizoteroi  si metodë arabe e numurimit    të gjithë botën .
Xheralom Kardano , intelektual italian  i shquar i Rilindjes   e ka konsideruar si një nga  dymbëdhjetë mendjet më të shquara të epokës së mesme .Ka  shkruar të paktën 160 libra , nga të cilat 32 për gjeometrinë , dymbëdhjetë për fizikën, . Shume nga librat humbën  dhe ndër ato që u gjetën janë edhe disa të përkthyera në lanitinsht  me përkthyes Gerard of Cremona  dhe disa në gjuhën arabishte . Gjithashtu   24 nga librat e humbur të tij  u gjetën rreth shekullit  të 12 –të në një bibliotekë turke .
Pas vdekjes së halifit Al-Mamun  më 833 institutin  e trashigoi  i vëllai  Al -Mutasim    dhe AlKindi   përmirësoi   autoritenin e vet duke marre përsipër  arsimimin e dajlit të halifit,. Me tarshigimtarin e Al-Mutasimit  filloi të  zvetënohet shkëlqimi i tij  dhe filluan mosmarveshjet me  shkentare të dalë rishtasi . U akuzua   prej shumë  shumë nga  ata  si një mysliman   jo  ortodoks  , ju  rekuizuan shumë libra dhe u godit . Vdiq   vetem dhe i harruar  më 873  në Bagdat,  ky shkencëtar   shumë i  talentuar  që konsiderohet sot si  babai  i filozofisë   myslimane  , i pari që organizoi  përkthimin e grekëve klasikë  dhe paraprirësi i  filozofive  me te  medha myslimane    për më shume se tre shekujt  që pasuan   për të krijuar  epokën e arte  te  kulurës islamike .

SHKENCA …QË  NA  BASHKON (vazhdimi nga faqja 1 ) 

Shkolla e  Agronomisë  ne lagjen e Platonit
Mendoj që një ide e bukur  u dëgjua nga dikush   ish minister i jashtëm . Të  ngrihen shkolla demakracie   sidomos   për   të rinj  nga vendet e pranverës arabe  që kërkojnë   njohuri  demokracie .. Kush qytet do tëi sh më i përshtatshëm se sa  pikënisja e   shkollës    pare dhe demokracisë së parë  në rruzullin tokësor .
Besoj  që duhet të ngrihet mbi bazen e nje strukture të re  administrimi  që mund të na propozonin bashkëqytetare  tanët që jetojnë jashtë shtetit , nga vende ku rezultatet e shkollave dhe të  Administartes janë  shumë lart me koeficientët e  rezultateve .
Filozofia greke  me  klasikët tanë të mëdhënj , e cila  u ndoq nga bizantinët ,  dhe gjeti ngrotësi dhe  përkthim  nga filozofët e mëdhenj sunitë , mendoj se duhet të  mësohet në greqishten e lashtë dhe  në arabisht
historia e besimeve fetare (duhet të  jepet mësim )  qe nga epoka e Egjiptit deri tek ajo e  Izraelit , nga krishtërimi dhe myslimanizmi dhe  nga sistemi  me dymbëdhjetë   zotër i  lashtësisë  helene  deri tek zotat romakë .
Historia e demokracisë  që mund të  mësohej si  qeverisja më moderne   të paktën deri më sot , në gjuhën e lashtë greke dhe në anglisht .
Shkenca e ekonomisë  që duhet të përqafohetn nga mendjet  e ndritshme  dhe praktike  pqr të krijuar një zinxhir teknokratësh  të cilët do të shërbejnë për   zhvillimin   e  institucioneve ekonomike   më produktive . Duhet që  arabet dhe rusët të investojnë dhe të krijojnë në athinë  tregje parashë , dhe institucione  financiare vlerësimi  me   perspektivë  zhvillimi   dhe mirkuptimi në rajon .
Tashmë  pothuaj në të njëjtin rajon funksionon  bursa greke  dhe  iu intereson si atyre që janë në të ashtu edhe të tjerëve  duke pasur arabë  për të dhënë një  tjeter rrugdalje  pushteti  dhe  për të  krijuar këtu një  ëall street  të një rajoni të ndërmjetmë  dhe  me perspektivën e  një vendi , Atdheu unik .

MIRKUPTIMI I NDERSJELLTË  MIDIS FEVE .. … QË NA BASHKON -
QENDRA MBARËFETARE E NJU JORKUT
(vazhdimi nga faqja 1 ) 


Ka selinë në Nju Jork  dhe në vo 475 të riverside drive  në dhomën 540, me kod postar 10015 në zonën  e mitropolit . Drejtues është  shkëlqesia e tij Choloe Breyer
Merret me programe arsimimi  dhe aktivitete sociale  me qëllim   që të sjellë   shoqërinë në   kontakt me fetë
Qëndra mbarëfetare e Nju Jorkut  u krijua më  1997  nga  James Parks  Morton  me qëllim që të vërë  në kontakt  udhëheqësit fetarë  dhe rrethin  e tyre  me institucionet e  shtetit .
Krijuesi  ,i cili lindi më  7 Janar 1930 , pas  daljes në pension  nga një shërbimi 25 vjeçar  në kishën e Shën Joanit si episkop , shkroi   statutin  e organizmit   jo fitimprurës  me qëllim  që të  vërë në pah  dialogun  ndërfetar  dhe harmoninë midis   gjithë feve   të planetit , t’i dalë përpara dhe të zgjidhë   ndeshjet   që mund të krijohen si   rezultat i mosmarrveshjeve midis tyre . Ideja  për të krijuar një   qendër të tillë  i erdhi si rezultat i  përballjes me   kondradikta  midis feve  që kish hasur në qytetin e Nju Jorkut   duke përdorur   rrjetin e   udhëheqësve fetarë që kish   krijuar   që nga  shërbimi i tij     kishën e Shën Joanit  të Nju Jorkut .

PROGRAME

  Programe  arsimimi  që fokusohen tek thellimi  i vazhdueshem i mirkuptimit   dhe njohjes se feve dhe ndryshimeve  midis tyre  që ndodhin  ne Nju Jork .
Programet  përmbajnë    përpunime të  temave të ndryshme , grupe pune diskutimi , takime  midis  profesorëve  dhe nxënësve  për tema studimi   me vlerë
Funksionon  në bazë të financimit  human kombëtar  dhe sponsorë  për  institutin   veror K12   që profesorët e   quajnë « bota e feve »  në Nju Jork .
Programet   kundër   dhunës  me kualifikimin e udhëheqësve fetarë  financohen nga burime   të lidhura me luftën kundër   krimit lokal  si dhe me ndihmesën e programeve  të bashkëfinancuara .


QENDRA MBARËFETARE  DOHA

QËNDRA NDËRFETARË DOHA
Qëndra  ndërkombëtare  për dialogun   ndërmjet feve  u krijua si rezultat I   propozimit që doli    nga kongresi I pestë   ndërfetar që u zhvillua në Maj të 2007 në Doha (kryeqytet I  Katarit ) . Qëndra  u hap zyrtarisht  në Maj  të 2008 . Roli  kryesor I kësaj qëndre është të   promocionojë kulturën e dialogut ,  bashkëjetesës   paqësore    njerëzimit dhe  pranimin  e të tjrëve .
President I qendrës është Ibrahim  K.AL-NAIMI , professor kimie në universitetin e Katarit . Studimet shkencore pasuniversitare  ai I kreu  në universitetin e Karolinës Jugore  në 1984  dhe vazhdoi  të jetë aktiv në ambientin  universitar. Shërbeu si  rektor I universitetit të Katarit  nga 1994 deri në 1999 , krijoi   dhe drejtoi  universitetin  CHN    të Katarit  nga 2000 deri në 2005 sipas biografisë së tij . 

MISIONI
Kjo qëndër  lufton  për të nxitur dialogun dhe mirkuptimin  midis idhëtarëve  të feve të  ndryshme, për të nxjerrë në pah  parimet  bazë  fatare  e  për ti dhene si mësime   në dobi të njerëzimit   me bazë  respektin  reciprok e   njohjen  e tjetrit dhe  mjet kryesor  bashkëpunimin me organizma të ndryshme  që merren me këtë çështje .
VIZIONI
    arrijë  të kthehet kjo qëndër në një model të përparuar  për  të arritur  bashkëegzistencën paqësore  midis  idhtarëve të  feve të ndryshme  dhe një raport ndërkombëtar   për  dialogun fetar .
OBJEKTIVA
Qëndra ndërkombëtare  e Dohës për  dialogun  ndermjet feve  ndihmon për  arritjen e objektivave  të mëposhtme
1.        mbështesë  paqen , tolerancën  dhe mirkuptimin
2.        aktivizojë   vlerat   fetare  për të gjetur zgjidhje për problemet si dhe rrugëzgjidhje  për njerëzimin
3.        studiojë  qëllimin e dialogut  përsa I përket përmbajtjes     rrugëzgjidhje nga jeta  dhe ndikimet e ndërsjellta midis feve
4.      Të zgjerojë  rrjetin e pjesmarrësve në dialog dukë shtuar  dhe  studime akademike që I referohen mardhënieve midis vlerave   fetare  dhe rrugëzgjidhjeve  të verteta  për  jetën
5.      Te kthehemi në një burim  furnizimi   me  informacion  akademik  arsimor - kualifikues  për këto çështje .

(vazhdimi nga faqja 1 ) 
QËNDRA  NDËRFETARE E ARABISË SAUDITE


Ndoshta  përpjekja  më me vlerë  në këtë fushë  vjen nga  mbreti   I vendit     ka qytetin e shenjtë të Mekës  ku profiti I fundit krijoi  besimin  me te ri  monotheist   Islamin
Në figurën e  mbretit dallojme një  udhëheqës  filozof  dhe pot ë ndjekim  idete e tij  kemi perspektivë    vëmë në realitet   dëshirën e Zotit
“ Të  ecim të gjithë së bashku”
Përpjekja e parë
Mbreti I Arabisë Saudite  Abdullah  fillon kongresin e  dialogut  nderfetar  në Madrid të Spanjës  më 17 Korrik  2008 ..
Që atje I ftoi të gjithë përfaqësuesit e  feve të mëdha  për të gjetur   një gjuhë të përbashkët .
Mbreti Abdulah Bin Abdulazis Al-Saud i shoqëruar nga dy  udhëheqës fetarë  të dy xhamive të shenjta  dhe nga  mikpritësi  I zoti I shtëpisë ,  mbreti Karlos I Spanjës  hapën kongresin  duke ftuar besimtarët e vërtetë  nga  fetë mbizotëruese në planet    pengojnë këndvështrimet   ekstremiste    gjejnë gjuhë të përbashkët komunikimi dhe të nxisin  frymën e paqes . Mbreti Abdullah  tha se  kontardiktat  më të mëdha midis feve  nuk u krijuan  nga  besimi I ndryshëm  tek Zoti  por nga  këndvështrimet e ndryshme  te gabuara  të të  shikuarit dhe interpretuarit .
Të gjithë ne I besojmë një Zoti i cili  dërgoi  engjëj  në të  mirë të   shoqërisë  në këtë botë dhe në  të mëpastajmen  “ Dëshira e Zotit –I nderuar   emri I tij – ishte që njerëzit  të kene   besime të ndryshme fetare . Në se   Lartmadhëria  e tij  do ta kish dëshiruar  që të gjithë njerëzit të mblidhen rreth   nje besimi të  vetëm fetar , ashtu do të ish  bërë . U takuam  këtu sot  për të vërtetuar  se jemi përfaqësus  të feve që  Zoti   dëshiroi  për  shpëtimin e njeriut  dhe një   fakt që vërteton këtë   dëshirë “
 Në kongresin ndërkombëtar të  dialogut  ndërfetar  që u zhvillua në Madrid   morën pjesë përfaqësues të Islamit , Judaizmit ,  Kristianizmit , Indoizimit , Budizmit , Sintoizmit dhe Komfukizmit  për të  vërtetuar dhe  ndarë se bashku   vlerat e përbashkëta  që mbartin këto  fe të respektueshme .Ky kongres ishte një   vazhdimësi e dialogut  midis  perfaqësuesve të shquar të Islamit dhe të Kristianizmit   në Makah  të Arabisë Saudite  në qërshor të 2007  ku mbreti Abdulah  u takua me Papen Benedikt i  16-të për herë të parë  në histori  . Ambasadori I Arabisë  Saudite    ShBA  Andel Al-Xhumeir  tha “ idetë dhe qëndrimi I mbretit  Abdullah  janë  se egzistojnë  vlera   ndërkombëtare  që janë të përbashkëta për  të gjitha fetë  dhe  në se I analizojmë me kujdes  këto vlera  do të  vëmë rë  se janë shumë më tëpër ato që na  bashkojnë se sa ato që ndajnë .
Kongresi u përqëndrua në  katër  çështje  të mëdha

1.    Domosdoshmërinë  e dialogut  në shoqërinë   njerëzore
2.    Themelimin e dialogut  fetar - social
3.    Qëndrimet  e përbashkëta  njerëzore  ndaj dialogut
4.    Zhvillimi dhe promocionimi i dialogut

Mreti Abdullah   theksoi në mbylljen e punimeve të kongresit “  në se duam që ky takim historik të ketë rezultat  duhet të përqëndrohemi tek emeruesi  përbashkët    na bashkon : besimi  I thellë  tek  Zoti , parimet dhe vlerat e  larta   morale  të cilat përbejnë dhe  thelbin e të  gjtha  feve “

Një përpjekje e  dytë  filloi dhe  në Vienë  me 13/10/2011


  FLAMUJT

Në rrugën   Athinas-Monastiraki
Frynte pak erë…
Papritmas diçka kërciti
Me vete thashë të shoh, e në çast kokën ktheva menjëherë.
 
Futur në një kovë të thellë, para shitores së blerte
nje tufë flamujsh shumëngjyrësh,
valëviteshin nga era që frynte lehtë-lehtë.
Mbeta aty në semafor si i topitur
Me sytë tek flamujt ngulitur.
U rrënqetha.
Krenari ndjeva.
U preka, e kujtimet në cast më mbytën

E syte s`ia ndaja buketes shumngjyrësh.
Tek shihja  Atë, të thjeshtin, kaltëbardhin kryq-madh,për cudi
kujtimet më shpunë në Shkollen Fillore, tek viti  21…
Dhe u përlota !
Perbri kaltërbardhit një tjetër flamur
Nje blu i thellë me yje plot nur
Me kurrizin e dores fshiva sytë
Dhe thashe me vete :Ja atdheu im i dytë !
Më i madh ,  mendova dhe  flamuri i 40 –tës
I afrohej  atij të Musolinit  me nga një yll  secila

Atdheu im i Ri !
Si në një të bukur ënderr…
Që mik na beri me armiq të vjetër
Dhe më pëlqeu ky flamur , krenar  dhe më i fortë u ndjeva
Ndaj këtë flamur e kam shumë për zemër !

Diku më pranë një tjetër kuq -e-bardh
Me yje në sfondin  blu
Më kish pritur me ngrohëtsi dhe ky vend dikur
Ndaj  më preku shumë edhe ky flamur…
Por befas për një cast,  as vetë s`e di pse mbylla sytë, pse ndalova ?
Thua për tradhtar më marrin-me vete mendova.
E për cudi... prekja, në frikë m`u kthye e gjaku më ngriu e vetja m`u bë hije.

Por ky cast shumë shpejt kaloi
Tek pashë mbi të verdhën, shqiponjen dykrereshe të vezullojë
Malli e kujtimet në krahe më pushtuan
Në kishat e shenjta me kandile zbukuruar
Aty më cuan…
Të gjithë flamujt-mendova, të gjithë më prekin
E shpirtin ma ngjyrosin, me krenari m`a veshin.

Nje shitës me ngjyrë aty pari kaloi
Tek kova  u pengua e flamujt përdhe rrëzoi
Ranë flamujt në toke, e m`u duken si martirë
Mbi kalldrëmin e rrugës për një cast si të ngrire…

Thashë të vrapoj ,të godas armikun
Më hodhi flamujt në rrugë , aty mes Athinës
Sic flaken  putanat në mes të errësirës…
U hodha nga  e makina e  me vrrull u nisa
Për pak në kalldrem sa su gremisa…

Dhe o Zot ndjemë ! Ezmeri shitës, i përulur në gjunjë
Flamujt nga toka i mblodhi e i bëri tufë.
E për një cast nuk më erdhi çudi
Më parë mblodhi flamujt e me pas mallrat e tij .

Dhe atëbotë mendova :
Sa mrekulli !
Flamujt sjellin emocione për të gjithe, për mua, për ti !
Dhe thashë me vete :
Pse mendove se ai  duhet të jetë armik
Ne këtë botë te vogel, gjithkush është mik .
Pse flamuj dhe armiq ?
Pse njerzit janë kaq të marrë
Armiq kërkojnë edhe atje ku s`kanë parë?
Dhe përse mendojnë për urrejtjen dhe për armë ?

Dhe Krishi vetë, Zoti i Gjithesisë
Ka zgjatur për kedo dorën e miqësisë
Do yjet e planetit të jenë  perqafe
Do njerezit të rrojnë në parajsë e  PAQE !
Ai i do njerëzit gjithnjë pranë e pranë
Qofshin grekër, turq anglezë e amerikanë.
Dhe  të bashkëvuajë me të varfrin, të munduarin afrikan.

T`i hedhim armët ! Të shohim pa frike Diellin
Si nje  flamur të kaltërt ta  shohim qiellin !
Dhe të kërkojme për Pemën e Gjithësisë
Më lart të ngjitemi drejt harmonisë
Më lart nga zjarri i urrejtjes dhe frikës
Akoma më lart drejt Pemës së Perendisë.

…..Tyy , tyyy ta
Dikush burise i ra.
Zgjohu  o trap , ç`t ndodhi    vallë ?!
E ke humbur toruan , e mendja të është bërë dhallë !
Dhe erdha në vete aty në rrugën Athinas
I ndjeja veshtrimet e  habitura pas shpines
Derisa arrita në shitoren e qoshkut aty te vitrina
Ku shisja mallin e lirë  timin –cingërima.